21 Feb IMPIANTE PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTUR. CFARË DUHET TË DINI ?
IMPIANTE PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTUR. CFARË DUHET TË DINI ?
Përpara se të investoni në një Impiant të Trajtimit të Ujërave të Zeza, ju duhet të dini përgjigjet e këtyre pyetjeve:
- Sa veta akomodohen në Hotelin tuaj ?
Së pari, ju duhet të përcaktoni numrin e shtreterve qe ka Hoteli juaj. Per cdo klient ne hotel duhet llogaritur të paktën 200 litra në ditë si ujëra të ndotur të shkarkuara në rrjetin e kanalizimit .
Nëse ju keni vetëm biznes shërbimi, sic janë restorante, ferma apo bujtina atëhere ju duhet të përllogaritni se sa karrige keni në biznes , ose sa persona e frekuentojnë ambientin e biznesit tuaj në ditë. Për cdo klient duhet llogaritur të paktën 40 litra në ditë si uëjra të ndotur që shkarkohen në rrjetin e kanalizimit.
- Cfarë lloj toke keni përreth?
Nëse keni tokë të thatë ose tokë të lagësht, impianti për trajtimin e ujërave të ndotur nuk do të jetë i njëjtë ose nuk do të instalohet në të njëjtën mënyrë. Ky ndryshim i llojit të tokës, përcakton dhe hapjen e gropës dhe llojin e ndertimit të impjantit për trajtimin e ujit të ndotur. Nëse toka është , paqëndrueshme. impianti për trajtimin e ujërave të zeza nëntoke duhet të ketë bazë të fortë betoni . Nëse toka është e qëndrueshme, atëhere impianti për trajtimin e ujërave të ndotur është i materialit plastik , këshillohet që nga brenda të ketë veshje me fibra qelqi .
Çdo Impiant i Trajtimit të Ujërave të Zeza TUZ ka vlerat e tij të përfitimeve, nga të qenit me kosto efektive, e deri tek i pastër dhe miqësor ndaj mjedisit.
TUZ – Trajtimi i Ujërave të Zeza dhe Trajtimi i Ujërave të ndotur ju ofron zgjidhje profesionale permanente dhe të certifikuar për projektimin, intsalimin dhe mirëmbajtjen e impiantit të trajtimit për ujërat e zeza dhe të ndotur, sipas kapacitetit të nevojshëm.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne……….