TUZ – Kush Jemi

TUZ është një kompani e specializuar në trajtimin e ujërave të ndotur. Kompania është pjesë integrale e Shoqerisë Water Boutique shpk, me objekt: projektimin, furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve për trajtimin dhe filtrimin e ujërave të ndotur.

Proceset biologjike dhe natyrore ndërmjet të cilave pastrohen ujërat e zeza, bëjnë të mundur reduktimin e ndikimit të tij negativ në mjedis, duke u harmonizuar kështu me nevojat për konsum të ujit, me respektimin dhe mbrojtjen e ekosistemit.

Ajo që na karakterizon është një organizim dinamik dhe një qasje konsultative. Ne punojmë së bashku me Ju në çdo fazë të detajimit të projektit, duke koordinuar fazat e instalimit dhe merremi drejtpërdrejtë me procesin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

E thënë thjesht, ne jemi kampionë të vërtetë të ujit! Qëllimi ynë është të promovojmë ciklin natyror të ujit, duke i kthyer mjedisit një burim, dhe jo mbetje!

Shërbimet Tona

Cfarë mund të bëni me impiantet tona?

Me impiantet tona ju mund të pastroni ujërat e zeza të biznesit dhe shtëpisë tuaj

Impiantet tona janë zgjidhje të sigurta, të certifikuara dhe me performancë të lartë, me të cilat përballohen të gjitha problemet e ndotjes dhe mungesës së ujit. Të gjitha impiantet tona bazohen në teknologji biologjike dhe natyrore duke ju ofruar një zgjedhje ekologjike dhe të qëndrueshme për shtëpinë tuaj. Falë impianteve tona ju mund të ripërdorni ujë të pastër, të sigurt dhe pa erë për ujitjen e kopshtit tuaj.

Bëjini ujërat e zeza një burim për biznesin tuaj!

Menaxhimi më i mirë i lëndëve të para është një premisë e domosdoshme për organizimin e një cikli prodhimi efikas dhe të virtytshëm. Me pastrimin e ujit ju rimbushni burimet dhe jepni një jetë të dytë ujit një burim gjithnjë e më i pakët dhe i çmuar.

Ujërat e zeza  në Hotele – Restorante

Pastrimi i ujërave të zeza është jo vetëm një domosdoshmëri rregullatore e ligjit në mbrojtje të mjedisit, por edhe një nevojë për pozicionim të ndjeshëm në treg ndaj zgjedhjeve të qëndrueshmërisë për kompanitë që kujdesen për klientët me aktivitete mikpritëse dhe restorante.

Aktivitetet që zhvillohen në këto bisnese përdorin një sasi të madhe uji, karakteristikat e të cilit ndryshojnë nga detergjentët, vajrat dhe yndyrnat, shpërdorim i ushqimit, temperaturat e larta (makina larëse, pjatalarëse, përdorimi i dusheve dhe ambienteve të mikëpritjes)

Këto biznese gjenden shpesh në mjedise larg qendrave urbane dhe për këtë arsye, duke qenë pa kanalizime publike, kanë nevojë për sisteme specifike individuale pastrimi.

Linja jonë për Restorantet dhe Hotelet u krijua për të zgjidhur problemet e mësipërme duke ju  ofruar bizneseve mundësinë  që të respektojnë ligjin dhe rregullat mjedisore duke siguruar aktivitetin nga gjobat  dhe sanksionet.

Kjo zgjidhje i përgjigjet kërkesave për qëndrueshmëri mjedisore duke lejuar një pozicionim më të lartë në treg duke patur mundësinë e ripërdorimit të ujit të pastër dhe të sigurt për ripërdorim për ujitjen e hapësirave të gjelbra.

oNëse dëshironi të merrni më shumë informacione kontaktoni: +355692050562

Impjant Trajtimi Ujëra të Ndotur
Teknologjia e Llumit Aktiv

MISIONI

Misioni ynë është të harmonizojmë nevojat e konsumit të ujit me ritmet dhe ekuilibrat e natyrës.

Me pastrimin e ujërave të ndotur ne zvogëlojmë efektet e dëmshme të ndotjes, mbrojmëmjedisin, shëndetin dhe të ardhmen e brezave të rinj.

Vetë strategjia jonë e biznesit bazohet në arritjen e përfitimeve mjedisore dhe në propozimin e zgjidhjeve që e bëjnë jetën më të lehtë për klientët tanë.

Zgjidhjet tona janë të certifikuara, të sigurta dhe me performancë të lartë.

Falë impianteve tona ju mund të ripërdorni ujë të pastër, të sigurt me standartin e paramentravetë Bashkimit Europian për ujitjen e kopshtit tuaj, ose për tu shkarkuar në ujërat sipërfaqësor.

Klientet Tanë