Impiante për trajtimin e ujërave të zeza në Restorante

Impiante për trajtimin e ujërave të zeza në Restorante

Ujërat e zeza nga restorantet janë të ngjashme me ujërat e zeza shtëpiake, edhe përse karakterizohen nga një fluks shumë i ndërprerë si për sa i përket sasisë së ujit ashtu edhe cilësisë së ndotësve të tretur.

Duke qenë se janë shumë të ngjashme me ujërat e zeza civile, edhe për trajtimin e këtyre ujërave përdoret sistemi i pastrimit biologjik, pra nëpërmjet baktereve të gjalla, të cilat si të gjitha gjallesat në natyrë, kërkojnë një mjedis jetësor, me prani të vazhdueshme të ujit, ajrit dhe ushqimit. Gjithçka që nevojitet janë masat e veçanta teknike që optimizojnë efikasitetin e tyre të pastrimit dhe mundësojnë menaxhim dhe mirëmbajtje më të thjeshtë

Për ta bërë këtë, është e rëndësishme të kontaktoni profesionistë në këtë sektor për projektimin dhe instalimin e tyre.

Edhe në këtë fushë,  ashtu si në atë të ndërtimit civil, identifikimi i sistemit më të përshtatshëm të pastrimit të ujërave të ndotura lidhet me llojin e shkarkimit (kanalizime, ujëra sipërfaqësore ose nëntokësore), sipas përcaktimit të:

Aktit normativ të Këshillit të Ministrave nr. 8, datë 28.12.2023

dhe

Rregullores Teknike mbi Standardet për Trajtimin e Ujërave të Ndotur për Subjektet që shkarkojnë Ujëra të Ndotur, pranë ose në Ujërat Larës në mbështetje të këtij akti, date 01.02.2024 .bazuar në numrin e përdoruesve, nevojat e klientit dhe padyshim bazuar në nevojat e përdorimit të vetë strukturës.

 

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet madhësisë së degrasatorëve\ndarësve të yndyrës, për shkak të funksionit të tyre të veçantë të ndarjes së vajrave dhe yndyrave nga pjesa tjetër e efluenteve.

Kujdes: Nuk lejohet shkarkimi i ujit të shiut apo ujit të pishinës në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza.

Elementet e vlerësimit për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme:

  • Numri i banorëve ekuivalent
  • Sasia e prurjeve
  • Efikasiteti i pastrimit
  • Vendi i Instalimit
  • Lehtësia dhe kosto-efektiviteti e menaxhimit
  • Kosto e blerjes së impiantit
  • Numri tavolinave
  • Impianti përshtatshëm për sezonalitetin e biznesit

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

TUZ – Eco Life