
24 Apr Ujërat e zeza urbane Direktiva 2024/3019/BE
Nga 1 Janari 2025 ka hyrë në fuqi direktiva e re e BE-së, e cila shton detyrimet për trajtimet e avancuara të ujërave të zeza.
Në këtë direktivë parashikohet rritja e numrit të ndotësve që duhen monitoruar dhe nxit ripërdorimin e ujërave të zeza urbane.
Këto detyrime duhet te pasqyrohen ne legjislacionin e vendeve anëtare të BE deri më 31.7.2027.
Natyrisht që edhe Shqipëria, si një vend që aspiron të bëhet pjesë e Unionit dhe tashmë ka filluar me celjen e grup kapitujve do të duhet të përmisojë dhe të përshtasë kuadrin e saj ligjor për trajtimin e ujërave të ndotura dhe ujërave të zeza.
Ndër risitë kryesore të Direktivës 2024/3019/BE, e cila shfuqizon Direktivën historike 1999/271/KE është udhëzimi i ri për trajtimin sekondar deri në vitin 2027, trajtimin tercial deri në vitin 2029 dhe trajtimin kuaternar (risi absolute, që do të duhet të zbatohet deri në vitin 2045).
Gjithashtu, Direktiva e re shtrëngon rregullat për monitorimin e parametrave të ndryshëm të shëndetit publik në lidhje me ndotësit kimikë (përfshirë të ashtuquajturat “kimikatet përgjithmonë” si substancat per- dhe polifluoroalkil, ose “PFAS”), mikroplastikën, patogjenët (si viruset dhe bakteret) dhe rezistencën antimikrobike.
Kjo Direktivë përfshin gjithashtu detyrimin për shtetet anëtare për të nxitur ripërdorimin e ujërave të zeza të trajtuara, veçanërisht në zonat që i nënshtrohen stresit ujor.
Shtetet anëtare kanë afat deri më 31 korrik 2027 për te përshtatur legjislacionin me këtë Direktivë!
Ekspertët e licensuar të TUZ Eco Life, në kontakt të vazhdueshëm me partnerët në BE, përditësojnë rregullisht informacionin e tyre, në mënyrë që zgjidhjet inovative që ju ofrohen klinetëve tanë të jenë jo vetëm në përputhje të plotë me (Aktin normativ të Këshillit të Ministrave nr. 8, datë28.12.2023 dhe Udhëzimin e përbashkët i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 1, datë 1.2.2024 “Për miratimin e rregulloresteknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura përsubjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse”), por edhe afatgjata, në funksion të qëndrueshmërisë dhe përshtatjes me sfidat e kohës!
Tuz Eco Life
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..