21 Jan 3 mënyra për ta bërë efikas impiantin tuaj të trajtimit të ujërave të zeza
Konfuzioni për instalimin dhe menaxhimin e impianteve të pastrimit të ujërave të zeza nga ofertat e Jo Profesionistëve të fushës ka rritur rrezikun e marjes të vendimeve të gabuara që lidhen me projektimin, instalimin dhe menaxhimin të këtyre impianteve.
Prioritetet për projektimin, instalimin dhe menaxhim efikas të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza janë 3!
- Përmasat e duhura të Impiantit
- Besojini atyre që mund t’ju japin siguri dhe janë të përkushtuar për të krijuar vlera
- Qëndroni të përditësuar mbi teknologjitë më të avancuara
- Madhësia e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza është e lidhur ngushtë me karakteristikat strukturore dhe madhësinë e rezervuarëve.
Madhësi e rezervuarëve llogaritet në përpjesëtim me shpejtësinë e përgjithshme të rrjedhës së ujit. Kryqëzimi i këtyre të dhëna bëhet me vlerat e përqendrimeve ndotëse dhe me pikun e paparashikueshëm të ngarkesës sëbashku me mbingarkesën sezonale.
Nëse përmasat impiantit të trajtimit të ujërave të zeza janë me të vogla, problemet mund të mbeten të fshehta për disa kohë. Por ditën kur ato shfaqen, ju mund ta gjeni veten vërtet të papërgatitur dhe kjo mund të shkaktojë pavlevshmërinë e investimit tuaj dhe për rrjedhojë penalitete të rënda sipas ligjit nga organet përkatëse.
Pasojat nga përmasat jo të duhura të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza
- Oksigjenim i dobët dhe proliferim i lidhur i baktereve filamentoze
- Shkumë që degradon kushtet e funksionimit të sistemit
- Proceset anaerobe prodhojnë miazma dhe erëra të këqija
- Mosrespektimi i limiteve ligjore dhe rreziku i sanksioneve të rënda
- Nëse dëshironi të jeni të sigurt për madhësinë e impiantit tuaj të trajtimit të ujërave të zeza, duhet t’ia besoni këtë detyrë delikate profesionistëve të sektorit, të aftë jo vetëm për të vlerësuar, por edhe për t’ju ofruar këshilla dhe mbështetje të vazhdueshme, qoftë edhe nga distanca.
TUZ Eco Life dhe Water Boutique Shpk ofrojnë, projektim, instalim, mirëmbajtje dhe zgjidhje të avancuara për impiantin Tuaj të trajtimin të ujërave të zeza . Ekipi ynë i profesionistëve do të gjendet pranë jush, gjithmonë!
- Specializimi në rritje i sektorit, përditësimet gjithnjë e më të shpejta të produkteve, mjedisi rregullator ligjor në zhvillim të vazhdueshëm, vërtet duhet të mendoni për gjithçka?
Në kushtet kur qëllimi juaj është përqendrimi në aktivitetet strategjike që rrisin vlerën e biznesit tuaj ose të prodhimit tuaj, atëherë aktiviteti i përditësimit teknik në lidhje me impiantit për trajtimin e ujërave të zeza mund t’u besohet profesionistëve të gatshëm për ta bërë atë për ju.
TUZ Eco Life dhe Water Boutique Shpk janë pjesë e një realiteti në kontakt të vazhdueshëm me ujin dhe partneterët europianë. Puna jonë kërkimore studion dhe zhvillon zgjidhje gjithnjë e më efikase dhe të qëndrueshme për pastrimin e ujërave të zeza. Sepse ky është fokusi i tyre i përditshëm!
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne……
TUZ Eco Life