25 Nov 21 – 23 Nëntor 2025 Tirana International Hotel
Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore
Pjesëmarrja e Water Boutique në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore, i zhvilluar nga 21 deri më 23 Nëntor 2025 në Hotel Tirana International, ku morën pjesë rreth 5 mijë profesionistë, studentë dhe kërkues shkencorë, demonstroi qartë se nuk jemi thjesht një kompani, por një institucion i mirëfilltë i përkushtuar në edukimin e publikut, promovimin e shëndetit dhe avancimin e standardeve në trajtimin e ujërave.
Vizitorët e stendës u njohën me rëndësinë jetike të ujit të pijshëm për funksionimin optimal të organeve dhe mirëmbajtjen e trupit, përdorimin e ujit sanitar për higjienën dhe parandalimin e sëmundjeve, si dhe trajtimin e ujërave të zeza në funksion të shëndetit publik dhe ruajtjes së mjedisit.
Një nga risitë kryesore të prezantuara ishte Uji me Hidrogjen përmes Paisjes Inovative Hydron, i cili ofron përfitime të avancuara për shëndetin dhe mirëqenien e trupit.
Po ashtu, vizitorët u njohën me shërbimin e ujit të filtruar, të dedikuar për poltronet e dentisteve, një zgjidhje profesionale që siguron higjienë të lartë dhe standarde optimale në klinikat stomatologjike.
Ky kontribut i Water Boutique thekson rolin tonë proaktiv dhe profesional në lidhjen midis shkencës mjekësore, edukimit dhe menaxhimit të burimeve ujore, duke kontribuar drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e shoqërisë, si dhe duke ofruar shërbime dhe teknologji të avancuara për shtëpi, biznese dhe institucione publike.
Me këtë angazhim Water Boutique e konfirmon veten si një lider me autoritet të besueshëm, që vendos standarde të larta në fushën e trajtimit të ujit, shëndetit dhe mjedisit, duke treguar përkushtimin tonë për të ardhmen e shëndetit publik.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..
TUZ – Eco Life



