Shërbimi ynë i mirëmbajtjes

TUZ Eco life kryen  shërbime konsulence teknike dhe mirëmbajtjeje, për t’i ofruar klientit asistencë teknike specifike në lidhje me llojin e impiantit  të trajtimit të ujërave të zeza që keni në pronësi.

Shërbimi i mirëmbajtjes, i përshtatur për nevojat e klientit, përcaktohet në bazë të llojit të impiantit, si dhe madhësisë dhe kompleksitetit të tij.

Impiantet TUZ Eco life zbatojnë kushtet teknike dhe  fizike të nevojshme për krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe të shëndetshëm jetese, i cili si i tillë duhet të ruhet.

Çdo ndryshim në elementët që gjenden në ujërat e ndotur përcakton një ndikim në sistemin e pastrimit dhe rrjedhimisht në cilësinë e ujit të shkarkuar.

Një plan i saktë mirëmbajtjeje është thelbësor për të garantuar standarde optimale dhe konstante pastrimi.

Ujërat e zeza përmbajnë elementë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin dhe vetëm duke u trajtuar në mënyrën e duhur  dhe me standartet e kërkuara ligjore për shndërrimin e tyre në komponime të padëmshme, është e mundur të sigurohemi për ujë të sigurt, të pastër dhe pa erë.

Falë eksperiencës ne sektor  dhe ekipit tonë, ne konfirmojmë me besim forcën e dy prej vlerave tona: Besueshmërisë dhe Efikasitetin.

 Tuz Eco life