Pyetjet më të shpeshta

Përse duhen trajtuar ujërat e zeza

Trajtimi i ujërave të zeza është i rëndësishëm për shumë arsye të ndryshme. Ai ndihmon në ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut. Ndërsa një impiant për trajtimin e ujërave të zeza është një investim i domosdoshëm

Përse trajtimi i ujerave të zeza është kaq i kushteshem?

Cilësia e efluentit është një faktor që ndikon në koston e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Termi “influent” përshkruan ujin në lëvizje. Influenti është ujë i patrajtuar që rrjedh në impiant.  Uji i trajtuar nga influenti  duhet të plotësojë standardet rregullatore, të cilat ndryshojnë në varësi të industrisë dhe llojit të ujërave të zeza. Standardet ndihmojnë në uljen e ndotjes mjedisore, duke ruajtur ekosistemet dhe shëndetin e njeriut.

Llojet e ndotjes, siç përshkruhet në Aktin e Ujit të Pastër, mund të jenë konvencionale ose toksike. Shembujt e ndotësve konvencionale përfshijnë lëndët e ngurta të pezulluara totale, koliformet fekale dhe vajin ose yndyrën, ndërsa shembujt e ndotësve toksikë përfshijnë benzenin, kloroformin, merkurin dhe plumbin, materiale që paraqesin rreziqe serioze për shëndetin dhe sigurinë.

Sa kushton mesatarisht një impiant për trajtimin e ujërave të zeza?

Një vlerësim i saktë i kostos së impiantit të trajtimit të ujërave të zeza varet nga faktorë të ndryshëm, si ndotësit e ujit, saisia e prurjeve, cilësia e impiantit, vendi i instalimit. Tarifat ndryshojnë sipas llojit të sistemit dhe industrisë.

Sa është jetëgjatësia e një impianti platik për trajtimin e ujërave të zeza plastike?

Jetëgjatësia mesatare  e një impianti plastik për trajtimin e ujerave të zeza   është 25-50 vjet, në varësi të materialeve të prodhimit dhe mirëmbajtjes së kryer.

Sa është jetëgjatësia një gropë septike plastike?

Një gropë septike plastike në gjendje të mirë mund të zgjasë deri në 40 vjet

Sa shpesh duhet pastruar një gropë septike?

Është e nevojshme të zbrazet ose pastrohet të paktën një herë në vit.

Sa është sasia mesatare ditore e ujërave të zeza për frymë?

200 litra në ditë, për rezidentët. Në përdorime të ndryshme (industriale, artizanale dhe në industrinë prodhuese) sasitë e ujërave të ndotura që shkarkohen mund të jenë edhe 100% e ujit të përdorur.

Ndjehen erërat e këqija pas instalimit të impianti?

Nëse impinati i trajtimit të ujërave të zeza instalohet, mirëmbahet dhe funksionon siç duhet, nuk duhet të përjetoni erë të pakëndshme. Nëse shfaqen erëra të këqija, impianti nuk po funksion siç duhet.

Zakonisht aromat e këqija janë pasojë ventilimit jo të duhur  të gropës septike ose impoanti është projektuar dhe instaluar keq.

Sistemet e ventilimit TUZ Eco life janë projektuar nga ekspertë dhe inxhinierë të kujdesit shëndetësor. Prandaj depozitat tona janë të ajrosura shumë mirë, kjo gjë  bën që impiantet tona të jenë plotësisht pa erë.